Vetëm 180 minuta ka zgjatur aventura e Tiranës në këtë edicion të Champions League. Kampionët e Shqipërisë u mundën 1-2 nga Dudelanzh në “Air Albania” në ndeshjen e kthimit të turit të parë të turneut europian.
Bardheblutë, që synonin të përmbysnin disavantazhin e sfidës së parë, kanë dominuar 45 minutat e para, por nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës, teksa në fragmentin e dytë të lojës ishin luksemburgasit ata që arritën të vendosnin diktatin duke shënuar 2 herë.
Për sa i përket statistikave të pasqyruara nga “Sofa Score”, Tirana regjistroi 5 gjuajtje në total, nga të cilat 3 shkuan në portë, ndërsa Dudelanzh regjistroi 10 gjuajtje në total dhe 3 në portë. Skuadra e Shehit ishte dominuese për sa i përket përqindjes së mbajtjes së topit, 54 % me 46 %.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…