EKSKLUZIVE/ Partizani godet në merkato, “demat” arrijnë akordin me një mbrojtës sllovak

“Panorama Sport” ka mësuar nga burime pranë klubit se kur trajneri Dritan Mehmeti është pyetur nga drejtuesit se cilat janë dëshirat e tij në merkato, përgjigjja e tij ka qenë: Me ruajtjen e grupit, më duhet një qendërmbrojtës dhe një sulmues për të qenë të kompletuar.

JOZEF MENISH

Dhe nuk ka vonuar shumë e një nga dëshirat e trajnerit në merkato, klubi po e bën realitet.

“Panorama Sport”, ekskluzivisht ka mësuar se Partizani ka gjetur akordin me një mbrojtës sllovak, i cili në fundjavë pritet që t’u bashkohet të kuqve.

Pikërisht bëhet fjalë për 27- vjeçarin Jozef Menish, i cili vjen te “demat” si lojtar i lirë.

Sezonin e fundit Menish e mbylli si titullar te Zlate Moravce, në elitën e futbollit sllovak, ku ka luajtur 30 ndeshje dhe ka shënuar dy gola.

Në të shkuarën qendërmbrojtësi ka luajtur edhe me klube në Sllovaki si Spartak Trnava apo Ruzhomberok.

Me afrimin e Jozef Menish Partizani konsiderohet “i blinduar” në qendër të mbrojtjes.

Por zërat e merkatos bëjnë me dije se pas aventurës evropiane, Eneo Bitri do të provojë një aventurë të re jashtë vendit, ndaj afrimi i sllovakut më shumë duhet parë si një hapje rruge nga klubi për shitjen e mbrojtësit beratas.

Gjithsesi, varet se çfarë rrjedhe do të marrë kjo lëvizje e mundshme e merkatos, ku padyshim e mira do të ishte që Bitri të vazhdonte dhe të shtonte sigurinë për Partizanin në sezonin e ri.

MENISH

ILIR CARA – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

EKSKLUZIVE/ Partizani godet në merkato, “demat” arrijnë akordin me një mbrojtës sllovak

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook