Rikthimi më herët, sulmuesi i Interit me sinjale protagonizmi

Mbërritja surprizë e Edin Xhekos një ditë para lajmërimit zyrtar të rikthimit të tij në “Pinetina” ka qenë një sinjal i qartë për Simone Inzagin dhe gjithë klubin.

XHEKO

Edhe pse nuk udhëtoi me klubin për miqësoren me Luganon, duke marrë parasysh rikthimin rishtazi dhe po pret një ballafaqim me trajnerin për të ardhmen e tij, boshnjaku u ka dëshmuar qartë të gjithëve se është i dedikuar për të vazhduar aventurën me zikaltrit, ku kërkon ende të jetë protagonist.

Mbërritja e Lukakut nuk e ka trembur 36-vjeçarin, që do të thotë fjalën e tij gjatë këtij sezoni për të ndihmuar Interin të shkojë drejt objektivave, një qëndrim që varet ama edhe nga vendimi i klubit për të.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Rikthimi më herët, sulmuesi i Interit me sinjale protagonizmi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook