Rreth 16 kg heroinë dhe 33 mijë euro cash në makinë, 29-vjeçarin shqiptar e tradhtojnë emocionet, arrestohet bashkë me gruan

7060877 18141355 Squadra Mobile Padova Eroina Laboratorio

Një 29-vjeçar shqiptar dhe bashkëshortja e tij 28-vjeçare, janë arrestuar në flagrancë në Itali, teksa po transportonin me mjetin e tyre rreth 9 kilogram heroinë, ndërsa u janë  gjetur edhe 33 mijë euro cash.

Nga hetimet kishte rezultuar se korrierët shqiptarë përdornin si mjet transporti droge një Volkswagen Polo në provincën e Padovës dhe në ato fqinje. Automjeti, përveçse ka kaluar disa herë nëpër kryeqytet, dukej se kishte kontrolle të ndryshme edhe në provincën e Parmës, e drejtuar gjithmonë nga 29-vjeçari shqiptar.

Në tetor 2020, të njëjtët agjentë të Skuadrës Fluturuese të Padovës kishin arrestuar një tjetër korrier, gjithashtu përdorues i një modeli të ngjashëm makine, në krye të një laboratori këtë herë në provincën e Rovigos , brenda të cilit u sekuestruan 32 kilogramë heroinë .

E njëjta makinë është vënë re nga policia pasditen e djeshme, në dalje të autostradës Padova Ovest, ku në bord ishte vetë 29-vjeçari dhe në sediljen e pasme gruaja me fëmijët e tyre 10 muajsh.

Oficerët vendosën të kontrollonin makinën, ndërsa në momentin e kontrollit, i riu shqiptar ka shfaqur menjëherë nervozizëm, duke raportuar se jetonte në Bolonja në një rrugë të paspecifikuar, duke e justifikuar praninë e tij në Padova me një vizitë tek një i afërm.

Operacionet e kërkimit u shtrinë edhe në provincën e Parmës, në Roccabianca, ku u identifikua shtëpia e çiftit. Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe garazhin, policët gjetën dhe sekuestruan edhe 7 kilogramë e gjysmë heroinë. Në përfundim të aksionit, i riu u arrestua dhe u la në burg, ndërsa gruaja e tij për shkak dhe të fëmijës së mitur, do të hetohet në gjendje të lirë.

 

Rreth 16 kg heroinë dhe 33 mijë euro cash në makinë, 29-vjeçarin shqiptar e tradhtojnë emocionet, arrestohet bashkë me gruan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook