ZYRTARE/ “Firo” te Kastrioti, mbrojtësi shpall “divorcin” me krutanët

Ndonëse përflitej për ta zgjatur kontratën, e cila i kishte përfunduar që në qershor, Lukman Husein ka vendosur që ta mbyllë përfundimisht me krutanët.

HUSEIN

Është vetë mbrojtësi që e njofton në rrjetet sociale këtë largim:

“Përshëndetje! Ju njoftoj se nga ky moment, kontrata ime ka skaduar dhe nuk do të jem më pjesë e ekipit të KS Kastrioti.

Fjalët nuk do të mjaftojnë kurrë për të përshkruar atë që kam kaluar këto vite.

Faleminderit dhe mirënjohje për të gjithë ata me të cilët kam punuar nga dita e parë e deri më tani.

Nga presidenti i ekipit, Alban Vogli, deri te drejtori Gazi dhe ekipi, me të cilin jam stërvitur.

Falënderoj Henryn, shokun tim të skuadrës, me të cilin kam kaluar 5 vite të paharrueshme dhe momente fantastike së bashku.

Gjithashtu, dua të falënderoj tifozët krutanë që kanë qenë gjithmonë pranë nesh. Faleminderit KS Kastrioti”, shkruan Husein.

Sa i takon skuadrës, aktualisht nuk ka asnjë afrim zyrtar, ndonëse me skuadrën po stërviten disa lojtarë.

Në fundjavë, krutanët do të zhvillojnë edhe një test miqësor me njërin prej ekipeve të Superiores.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

ZYRTARE/ “Firo” te Kastrioti, mbrojtësi shpall “divorcin” me krutanët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook