Dinamo ende pa transferime “big”, blutë marrin dy talente nga skuadra e…

Dinamo nuk e ka bërë ende afrimin e parë të rëndësishëm në merkaton e verës. Nuk ka emergjencë në fakt në këtë drejtim, sepse skuadra është e ndërtuar, ndryshe nga vera e kaluar.

DINAMO

Kanë qëndruar një pjesë e mirë e lojtarëve titullarë të Dinamos së Superiores, ndërsa të rinjtë e klubit pritet të jenë pjesë e rëndësishme e projektit të sezonit të ri, duke marrë më shumë minuta. Ashtu siç e ka thënë trajneri Nevil Dede dhe drejtuesit e klubit, Dinamo ka një objektiv të dyfishtë këtë sezon: rikthimin në Superiore dhe rritjen e mëtejshme të të rinjve.

MERKATO – Gjithsesi, si çdo skuadër, edhe blutë kanë nevojë për disa afrime për disa pozicione të caktuara. Drejtuesit e klubit po punojnë edhe në këtë drejtim.

Emrat e përmendur deri tani janë Gëzim Krasniqi dhe Asion Daja, dy lojtarë me shumë përvojë, po ende nuk ka asgjë konkrete.

Një pistë është edhe afrimi në formë huazimi i dy lojtarëve të rinj nga Porto B, megjithatë kjo mbetet hipotezë për momentin. Afrimet te Dinamo do të jenë 4-5, por për të parë goditjen e parë ‘big’ të kryeqytetasve duhet pritur ende.

DANI-MARKU – Sinan Dani dhe Aurel Marku janë dy futbollistë të rinj që kanë nisur stërvitjen me Dinamon.

Janë të dy lojtarë të rinj në moshë, që vijnë nga Shënkolli dhe që te blutë janë afruar si pjesë e politikës së klubit për të evidentuar të tjerë të rinj të talentuar.

Duket se rasti i portierit Simon Simoni i ka frymëzuar drejtuesit e Dinamos për t’i dhënë përparësi kësaj linje. Dani dhe Marku njihen mirë nga ortaku Kristjan Gjidodaj, i cili ka qenë drejtues i Shënkollit.

Sinan Dani, i datëlindjes 2003, është portier. Dhe këtu vërtet mund të përsëritet rasti i Simonit. Aurel Marku është edhe më i ri në moshë, i datëlindjes 2005.

Ai luan në rolin e mbrojtësit të qendrës dhe mund të jetë një element me vlera për të ardhmen e Dinamos.

Trajneri Nevil Dede dhe stafi i tij do t’i shohin me kujdes këta lojtarë gjatë përgatitjeve verore, ashtu si dhe shumë të rinj të tjerë që blutë kanë aktualisht në përbërje.

Me ekipin e parë po stërviten thuajse të gjithë lojtarët e Dinamos U-21 të sezonit të kaluar, ku ajo ishte ndër skuadrat më të mira.

FATJON RUPI – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Dinamo ende pa transferime “big”, blutë marrin dy talente nga skuadra e…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook