Në sajë të aktivitetit “Dialog mes kulturave juridike”, një grup magjistratësh shqiptarë dhe italianë kanë organizuar disa aktivitete për shkëmbimin e eksperiencave mes tyre, të ndërmarra nga Prokurori i Përgjithshëm, Sergio Sottani dhe nga Universiteti i Perugias me moton “Një rrugëtim, një binjakëzim”.
Ditën e enjte, më 17 nëntor delegacioni i magjistratëve shqiptarë u takua me kryeprokurorin Raffaele Cantone dhe më pas me prokurorin e përgjithshëm Sottani dhe kryetarin e Gjykatës së Apelit, Mario Vincenzo D’Aprile, teksa vizita përfundoi në Gjykatën Civile dhe Penale të Perugias.
Pas gjithë takimeve me sfond juridik delegacioni i magjistratëve shqiptarë dhe grupi italian kanë zbritur në fushën e futbollit ditën e premte, ku kanë zhvilluar një takim miqësor mes tyre, ku kapiten i ekipit të magjistratëve shqiptarë ishte Petrit Çomo, ndërsa i magjistratëve italianë Brunello Cucinelli.
Sakaq, mësohet se asnjë prej ekipeve nuk ka mundur të gjejë rrugën drejt portës dhe ndeshja ka dalë barazim zero me zero.