Robert Levandovski është kthyer pa familjen e tij në Mynih.
Sulmuesi nuk ka udhëtuar drejt Gjermanisë me gruan, Ana Levandovskën, pas pushimeve dhe pranë saj kanë qëndruar edhe dy vajzat e tyre, Klara (5) dhe Laura (2).
Arsyeja është se sulmuesi është i shqetësuar për sigurinë e familjes së tij pas kërcënimeve me vdekje që kanë marrë në rrjetet sociale, pasi 33- vjeçari pranoi se nuk dëshiron më të luajë për Bajernin dhe preferon të transferohet në Barcelonë.
Lajmin e zbulon gazeta polake “WP SportoweFakty”, por gjithçka e ka konfirmuar edhe miku i sulmuesit, Tomas Zavislak.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…