Grabitet një banesë në Mat, autorët marrin 2 mln lekë të vjetra, policia fsheh ngjarjen

Policia

Një grabitje ka ndodhur në fshatin German në Mat. Mësohet se ngjarja ka ndodhur para tri netësh. Persona të maskuar kanë hyrë në familjen e shtetasit SH. B dhe kanë grabitur 2 mln lekë të vjetra.

Personat ende të paidentifikuar kanë shkuar në banesë rreth mesnatës të maskuar dhe kanë kryer grabitjen. Për këtë ngjarje është njoftuar edhe komisiariati në Mat.

Ndërsa ngjarja duket se nuk është bërë publike. Sakaq  familja ku edhe është kryer grabitja është e varfër dhe jetojnë në blegtori dhe paratë e grabitura i kishin të fituara nga shitja e dy viçave.

Arena e Lajmit

Grabitet një banesë në Mat, autorët marrin 2 mln lekë të vjetra, policia fsheh ngjarjen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook