Hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani/ A do të shkojë Berisha në SPAK? Zheji: Kryetari i PD mund ta shohë si “kurth” ftesën për t’u marrë në pyetje

Zheji3

Analisti Artur Zheji ka komentuar thirrjen që SPAK i ka bërë kryetarit të PD-së, Sali Berisha, ku javën e ardhshme i është kërkuar që të paraqitet për të dëshmuar për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Zheji theksoi se me këtë ftesë trembet opozita, ndërsa shtoi se nga Berisha mund të mendohet dhe si sulm politik, duke marrë parasysh dhe deklaratat e para disa muajve të Ramës, që sulmonte SPAK se po hetonte veç majtas.

Zheji pohoi se nga një anë Berisha mund ta marrë festën pozitivisht dhe të shkojë për t’u pyetur si person që ka dijeni mbi procedurat e privatizimit, apo mund ta marrë atë si kurth.

“Ne kemi kërkuar të gjithë, opinioni publik dhe gazetarët, që rrjeta e SPAK të merret me peshqit e mëdhenj. Para SPAK po paraqiten njerëz të rëndësishëm. Por a është e drejtë apo jo? A është radha e duhur. Për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me një thirrje apo ftesë, që është jashtë radhe apo politikisht në radhë të gabuar, këtë e gjykojnë palët politike. Po merremi me një çështje që ka kaluar kohë. Qëndron dhe dëshira e të gjithëve për të pasur sa më shumë transparencë në gjithçka. Të hidhet dritë në trasfertën bankare e titullarëve të asaj kohe, si zoti Basha. Po vritet frika për shumë dimensione. Në këtë këndvështrim, njerëzit, ose një opinionist është i dyzuar që të sulmojë SPAK apo ta mbrojë dhe të ketë besim se radha do të jetë e spostuar, por do i shkohet deri në fund. SPAK funksionin si Prokurori e Posaçme, por prokurori i çështjes është fuqiplotë për çështjen. Zoti Balla ka paraqitur një dosje me akuza ndaj qeverisë së asaj kohe. Supozojmë që Berisha të gjendet në atë situatë dhe të deklarojë se SPAK është i kapur. Siç bënte dhe Rama. për një politikan që ka memorie të mirë, mund të thotë; SPAK po sulmon djathtas po ndjek porositë që bëri kryeministri, disa muaj më parë. Gjithsesi mendoj se transparenca universale është çelësi i të gjithave. Mendoj se zoti Berisha ka të drejtën e vetë që ta trajtojë politikisht problemin. S’mendoj se parlamenti tani, duke qenë se ka një shumicë, që të votojë për heqjen e imunitetit të Berishës. Do të doja drejtësi ideale. Do doja që zoti Berisha të paraqitej në mënyrë vullnetare, nëse do e shihte të arsyeshme. Nëse do e shihte se ka një kurth pas kësaj, të mos paraqitet. Imuniteti është krijuar si një masë mbrojtëse ndaj asaj që quhej dikur ‘gjuetia e shtrigave’”, tha Zheji.

Arena e Lajmit

Hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani/ A do të shkojë Berisha në SPAK? Zheji: Kryetari i PD mund ta shohë si “kurth” ftesën për t’u marrë në pyetje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook