Liga e Konferencës/ E kanë drejtuar dy ish-bardheblu, kush është skuadra që do të sfidojë Tiranën në turin e dytë

Pas eliminimit nga turi i parë i Ligës së Kampioneve, Tirana do të vazhdojë aventurën evropiane në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

ZRINJSKI MOSTAR 1

Rivali i bardhebluve do të jetë klubi kampion i Bosnjes, Zrinjski Mostar, teksa ndeshja e parë do të luhet në Tiranë më 21 korrik. në mbrëmjen e djeshme Zrinjski u eliminua pas humbjes 1-0 në Moldavi ndaj Sherif Tiraspolit, ku luan edhe mesfushori kavajas, Regi Lushkja.

Por kush është Zrinjski?

Klubi përfaqëson qytetin e Mostarit dhe është një prej ekipeve më të mira në Bosnje dhe Hercegovinë gjatë viteve të fundit.

Me shtatë kampionate të fituara, Zrinjski është klubi më i suksesshëm në dy dekadat e fundit në Bosnje. Grupimi i tifozëve të klubit bardhekuq quhet “Ultras Mostar”, teksa u themeluan në vitin 1994.

Vetë Zrinjski u themelua nga të rinjtë kroatë në vitin 1905 dhe është klubi më i vjetër i futbollit në Bosnje.

Pas Luftës së Dytë Botërore, të gjitha klubet që kishin marrë pjesë në ligën kroate të kohës së luftës u ndaluan në Jugosllavi dhe një prej tyre ishte edhe Zrinjski.

Ndalimi zgjati nga viti 1945 deri në 1992.

Klubi u reformua pas pavarësisë së Bosnjë-Hercegovinës në vitin 2005, ku festoi titullin e parë në Premier Ligën boshnjake.

Ish-trajneri i Tiranës, Bllazh Sliçkoviç, është më i suksesshmi në krye të Zrinjskit.

Ai ka fituar dy herë titullin kampion, pikërisht në sezonet 2016-2017 dhe 2017-2018. Sliçkoviç ka qenë pjesë e bardhebluve në vitin 2008, ku drejtoi për një kohë të shkurtër.

Gjithashtu te klubi boshnjak ka qenë trajner në sezonin 2019-2020 edhe një ish-bardheblu si futbollist, Mladen Zizoviç. Ky i fundit ka qenë te Tirana në sezonin 2010-2011, ku fitoi edhe Kupën e Shqipërisë.

ZRINJSKI MOSTAR 2

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Liga e Konferencës/ E kanë drejtuar dy ish-bardheblu, kush është skuadra që do të sfidojë Tiranën në turin e dytë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook