“Rama duhet të përballet me drejtësinë”, Meta për paditë e ngritura ndaj tij: Nuk ka në këtë planet asnjë problem që krijon shqetësim mes meje dhe ligjit

Metaaa

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se nuk ka asnjë shqetësim mes tij dhe ligjit, duke u shprehur i vendosur se nuk e shqetëson asnjë padi që është bërë ndaj tij.

Në një intervistë për RTSH, ish-kreu i Shtetit u shpreh se drejtësia është nën presionin e politikës, ndërsa thotë se Rama duhet të jetë përballë drejtësisë.

Ilir Meta: Ne kemi bërë ato paditë tonë, jemi në dispozicion, edhe nëse nuk do veprohet sot sepse do na vinte keq sepse çdo vonesë është me pasoja për vendin dhe institucionet e drejtësisë, janë institucione për të cilat shqiptarët paguajnë shumë, përfaqësuesit në drejtësinë e re kanë pagat tre fish të Presidentit. Nuk ka asgjë të keqe. Lexova një gazetar që thoshte paguhen si në Gjermani shërbimin na e bëni sa më shumë të jetë e mundur.

Ata janë në presion të madh të politikës, dhe politika ka përgjegjësinë e saj që jemi në këtë situatë me drejtësinë. Opozita i dha mundësi Ramës për ta kapur sistemin, ai përmes qeverisë mban nën presion prokuroret dhe gjyqtarët. Ne duhet të bëjmë diçka që ata të dalin nga ky presion dhe të punojnë në mënyrë të pavarur që të shpëtojnë edhe sistemin demokratik.

Rama, i cili duhet të jetë përballë drejtësisë sepse ka shkelur ligjin, ai mundohet të vendosë drejtësinë përpara  popullit.

Për paditë që janë ngritur ndaj jush?

Ilir Meta: Unë nuk kam asnjë shqetësim, përditë të çojnë padira. Unë kam detyrim që sa herë të më thërrasë SPAK unë jam i detyruar të them që më pyetën për këtë çështje dhe dhashë këtë përgjigje. Nuk ka në këtë planet asnjë problem që krijon shqetësim mes Ilir Metës dhe ligjit. Kurrë”, tha Ilir Meta.

Arena e Lajmit

“Rama duhet të përballet me drejtësinë”, Meta për paditë e ngritura ndaj tij: Nuk ka në këtë planet asnjë problem që krijon shqetësim mes meje dhe ligjit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook