U la jashtë listës së të grumbulluarve, zbulohet kur Broja do t’i bashkohet Çelsit në SHBA

Armando Broja do t’i bashkohet Çelsit këtë javë në stërvitje.

broja celsi

Sipas asaj që raporton “The Athletic”, sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të jetë nën urdhrat e Tomas Tuhel këtë javë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku skuadra londineze është duke zhvilluar fazën përgatitore në prag të startit të sezonit të ri futbollistik 2022/2023.

Në fillim kur u publikuan të grumbulluarit Broja nuk ishte pjesë, por sot thuhet se Broja do t’i bashkohet bluve të Londrës brenda kësaj jave.

Gjithsej Çelsi do të kryejë katër miqësore në prag të fillimit të sezonit të ri, më datë 16 korrik ndaj meksikanëve të Klab Amerika, më datë 21 korrik ndaj ekipit Sharlot, më datë 23 korrik ndaj Arsenalit në një derbi londinez dhe më datë 29 korrik ndaj Udinezes.

– Arena e Lajmit

LEXO EDHE:

Çelsi surprizon me vendimin për Brojën, ja çfarë ka ndodhur me shqiptarin

Mungesa e Brojës në listën e të grumbulluarve të Çelsit, ja si qëndron e vërteta me sulmuesin e Kombëtares


Loading…

Loading…

U la jashtë listës së të grumbulluarve, zbulohet kur Broja do t’i bashkohet Çelsit në SHBA

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook