Ish-kapiteni i Juventusit, Aleks Del Piero duket se po i shijon maksimalisht pushimet verore teksa është shfaqur në shoqërinë e bashkëshortes së tij dhe disa miqve në Saint-Tropez.
47-vjeçari është shfaqur duke shpalosur aftësitë në një disko duke kërcyer si kurrë më parë, ku është shfaqur në një version tjetër si rrallë herë në publik.
Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit me tifozët bardhezi të cilët ende vazhdojnë ta ndjekin jetën e ish-kapitenit me kureshtje për shkak të raportit të veçantë të krijuar mes tij dhe Juventusit gjatë viteve të kaluara në skuadër.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…