Vrau dy persona dhe u arratis drejt Britanisë, Daily Mail zbulon historinë e vrasësit të dyfishtë shqiptar që rrezikon sërish ekstradimin (EMRI)

Ghghfgdh

Një shqiptar i dyshuar si vrasës i dyfishtë po përballet me ekstradimin nga Britania për herë të dytë pasi hyri fshehurazi në Mbretërinë e Bashkuar dy herë dhe madje mori nënshtetësinë me një emër të rremë.

Ilirian Zeqaj, 50 vjeç, dyshohet se vrau dy burra në fshatin Cakran në vitin 1999, por u largua drejt Britanisë së Madhe në pjesën e pasme të një kamioni pesë muaj më vonë dhe kërkoi azil me emrin Klemend Zeqaj pasi u kishte thënë zyrtarëve se ishte një refugjat kosovar.

Daly Mail raporton se pavarësisht se ishte një nga personat më të kërkuar në Shqipëri, atij iu dha leja e përhershme për të qëndruar në vitin 2005 dhe shtetësia britanike vitin e ardhshëm.

Ai u dënua në mungesë për dy akuza për vrasje në vitin 2002 dhe u dënua me 23 vjet burg, por Zeqaj, i cili ka tre fëmijë më në fund u gjurmua nga policia britanike në vitin 2011 dhe u ekstradua në Shqipëri dy vjet më vonë për t’u përballur me një rigjykim, i cili e liroi atë nga akuzat për vrasjet.

Zeqaj u lirua dhe u kthye menjëherë në Britani, por Gjykata e Lartë e Shqipërisë më vonë zbuloi se gjyqi ishte i korruptuar dhe vendimet e pafajësisë nuk ishin të sigurta.

Që nga shpërngulja në Britani, Zeqaj, i cili jeton në Hanwell, në veri-perëndim të Londrës, ka drejtuar një kompani për pajisje tualetesh, ndërsa tani ai po përballet me rikthimin në vendlindje për t’u përballur me një tjetër gjyq për vrasjen e Gramoz dhe Shkëlqim Llanajt.

Arena e Lajmit

Vrau dy persona dhe u arratis drejt Britanisë, Daily Mail zbulon historinë e vrasësit të dyfishtë shqiptar që rrezikon sërish ekstradimin (EMRI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook