ZYRTARE/ Ishte pjesë e Partizanit sezonin e kaluar, klubi italian ndërpret bashkëpunimin me futbollistin shqiptar

Dean Liço nuk është më pjesë e Askolit.

DEAN LICO

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i njohur italian me anë të një komunikatë në sajtin e saj zyrtar ku njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me 22-vjeçarin që sezonin e kaluar ishte i huazuar te Partizani në Kategorinë Superiore.

“Klubi i Futbollit Askoli komunikon ndërprerjen e bashkëpunimit në mënyrë konsensuale të kontratës me Dean Liçon, futbollist i ditëlindjes ‘2000, i ardhur te bardhezinjtë dy vite më parë dhe sezonin e kaluar nga Partizani.

Trekuartisti shqiptar mbyll aventurën e tij me skuadrën e Askolit me tre prezenca në sezonin 2020/2021. Klubi bardhezi i uron Deanit të gjithë të mirat!”, shkruhej në komunikatë.

Më parë Liço ka qenë pjesë edhe e Lacio U-19, Leganes B, Sporting Lisbonë B dhe Skënderbeu U-17.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

ZYRTARE/ Ishte pjesë e Partizanit sezonin e kaluar, klubi italian ndërpret bashkëpunimin me futbollistin shqiptar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook