Asllani dhe Brozoviç njëkohësisht në fushë në kërkim të formulës së suksesit, Interi është laboratori i Inzagit

Në pritje të nisjes zyrtare të sezonit të ri, Simone Inzagi po përpiqet të gjejë for mulën që do ta çojë drejt suksesit. Interi është shndërruar në laboratorin e trajnerit, ku mes rikthimeve, afrimeve të reja dhe organikës aktuale, italiani do të eksperimentojë të gjitha idetë e tij, për të dominuar dhe surprizuar që më 13 gusht, kur fillon kampionati.

Inter

ME MESFUSHORIN SULMUES (3-4-1-2)

Lukaku dhe Lautaro do të kërkojnë ta rinisin aty ku e kanë lënë, por këtë herë nën drejtimin e Inzagit, që ndryshe nga Konte, po studion të tjera mundësi për t’i dërguar te goli. Një prej tyre mund të jetë ndryshimi i modulit në 3-4-1-2, pra përfshirja e një mesfushori-sulmues pas shpatullave të tyre. Emri mund të jetë padyshim ai i Çalhanoglusë, që mund të startojë më lart dhe në një pozicion më qendror se në sezonin e kaluar, por ajo që më së shumti inkurajon në Milano, është që turku nuk është zgjidhja e vetme. Me këtë sistem, Inzagi mund të gjallërojë një ndër dobësitë e tij, Hoakin Korrean. Supersticiozi argjentinas pretendon të rikthehet në nivelin që kishte te Lacio dhe, për këtë, ndërroi edhe numrin e fanellës, nga 19 në 11, me objektivin për të treguar të gjitha aftësitë e tij. 27-vjeçari si mesfushor-sulmues do të ishte një risi e bukur për zikaltrit, pasi në organikë asnjëri nuk i ka cilësitë e tij për të manovruar në zona të ngushta, për të dribluar një kundër një apo për të synuar thellësinë, duke përfituar nga lëvizja e pykave.

DYFISH FANTAZI (3-4-2-1)

Një zgjidhje intriguese mund të jetë aktivizimi i Mikhitarianit dhe Xhekos pas Lukakut si pikë referimi. Të dy kanë karakteristika të ndryshme dhe mund të plotësojnë njëri-tjetrin. Boshnjaku ka treguar gjatë gjithë sezonit të shkuar që ka ditur të krijojë dhe mos të jetë 9 tipike brenda zonës, duke u shndërruar jo pak herë në një mesfushor ofensiv. Centimetra dhe forcë fizike për të marrë dhe për të mbrojtur topin, këmbë të edukuara dhe nisja e shokëve të skuadrës në aksione sulmuese me pasime të shkurtra apo në thellësi, e bëjnë 36-vjeçarin plotësuesin ideal të Mikhitarianit. Armeni e ka ndërtuar karrierën e tij duke depërtuar mes linjave me dhe pa top dhe ka koleksionuar 5 gola dhe 6 asiste në kampionatin e fundit, shifra që konfirmojnë se sa thelbësore mund të jetë që ish-romanisti të jetë afër portës. Inzagi e di mirë këtë dhe jo më kot po studion ndryshimin e modulit. DY

ORGANIZATORË (3-5-2)

Një tjetër eksperiment që po përpiqet të kryejë Inzagi ruan 3-5-2, por sjell uljen në stol të Barelës. Por gjithsesi, duke u nisur nga fakti se sezoni i kaluar ka treguar se Interi ka dy fytyra në varësi të pranisë apo jo të Brozoviçit dhe Asllanit, po i kërkohet të zëvendësojë kroatin, Simone po vlerëson hipotezën e organizatorit të dyfishtë, pra hedhjen në fushë si të Kristjanit, edhe të Marselos. Të dy mund të luajnë bashkë duke bërë që të alternohen në organizimin e manovrës, për ta bërë më pak të parashikueshëm ndërtimin dhe zhvillimin e aksionit. Me kthimin e Brozoviçit sot në “Pinetina”, Inzagi do të ketë mundësinë të vërë në provë edhe këtë ide mes gjithë të tjerave.

NISLI GJINI-Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Asllani dhe Brozoviç njëkohësisht në fushë në kërkim të formulës së suksesit, Interi është laboratori i Inzagit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook