Dosjet e ish-Sigurimit/ Certifikata e pastërtisë për kandidatët, Bylykbashi: Bie ndesh me Kushtetutën. Kundër edhe për propozimin e Alibeajt

Bylykbashi

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi u shpreh kundër propozimeve të PS-së dhe PD-së për ligjin e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit.

Duke folur në mbledhjen e Komisonit të Ligjeve, ai tha se personat që kanë marrë certifikatë pastërtie nga komisionet Mezini- Bezhani, nuk mund të futen sërish në “sitë” nga Autoriteti i Dosjeve.

Bylykbashi u shpreh kundër gjithashtu edhe për propozimin e Enkelejd Alibeajt, për të cilin tha se dosjet tashmë janë të hapura dhe nuk ka vend për të propozuar deklasifikimin e tyre.

Debati

Bylykbashi: Ne duhet të rikthejmë ligjin e vitit 2008 për lustracionin me mekanizma për të hequr ata që kanë shkaktuar atë gjëmë, duke filluar nga ata drejtues politikë që ngritën atë sistem kriminal komunist. Po ta kishim bërë në kohë dhe të kish funksionuar siç duhet ligji i vitit 1995, PS jo vetëm që do ishte boshatisur, por do ishte mbushur shpejt me gjak të ri. Është e deformuar kështu sepse kjo nuk ndodhi dhe kërkuat në 2008 të rrëzohej ligji i lustracionit.

Ata që janë gjallë dhe kanë vuajtur, jo thjesht dhunohen moralisht, por nëse diskutojmë diçka konkrete: kjo gjë o bëhet mirë, ose bëhet pis e llum. Meqë thoni se nuk u bë si duhet në 1995, hajde ta bëjmë si duhet. Për propozimin e Ballës, bie ndesh me jurisprudencën e Kushtetueses. Autoriteti është organ i administratës, por nuk ka me ligj kompetenca kuazi gjyqësore. Ky propozim cënon 2 gjëra: cënon sigurinë juridike, kush ka dashur e ka cuar në gjykatë vendimin e komisionit të 1995; vendimi që do marrë Autoriteti do vërë në dyshim një vendim të mëparshëm dhe këtë kompetencë ia merr gjykatës. në lidhje me projektligjin tjetër, nëse vendosim sot një rregull që deklasifikohen të gjitha dosjet, i bie që autoriteti ka bërë punë në kundërshtim me ligjin. Sot nuk ka asnjë dispozitë që i jep fuqi mbajtjes sekrete të atyre dosjeve. Të gjitha dosjet e sigurimit janë të deklasifikuara, kalimi i afatit e ka bërë deklasifikimin si koncept. Mendoj se dosjet janë të gjitha të hapura, konsultohen në mënyrën si e përcakton ligji. Në fund fare rezultati duhet të jetë lustracioni. Kujt i del emri ikën nga funksioni me ligj, siç kemi bërë dekriminalizimin. Unë nuk e pranoj dot faktin që dosjet janë të mbyllura. 3 milionë shqiptarët e 1990, nëse duan të bëjnë verifikim nëse ka dosje për ta, kanë të drejtën ta bëjnë, të marrin dhe kopje. Po të ishin të klasifikuara, do të deklasifikohej me vendim të Autoritetit nëse duhet të hapen apo jo.

Felaj: Ju na ftoni që të mendojmë si 15 vjet më parë me mendjen e tjetërkujt. Shumica prej nesh nuk ka arsye ta bëjë këtë. Gjërat kanë bërë progres, nuk jemi më në vitin 1995, por në 2022. Ne e kemi thirrur Autoritetin që të jemi të kujdesshëm. Të quash hipokrizi që certifikata Mezini- Bezhani të mos vihet në diskutim, hipokrizia kalon në anën tuaj. Ne po themi: hiqni këto certifikata dhe kushdo person që do të jetë protagonist në jetën publike le të përballet më parë me Autoritetin për të shprehur cilësitë morale dhe për të qenë ballë hapur me të shkuarën. Sa për lustracionin, Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar. Po ftohemi të bëjmë një diskutim nga premisa të reja. Këtu s’ka vend as për hipokrizi dhe as për thënë që këtu po preken të persekutuarit.

Dosjet e ish-Sigurimit/ Certifikata e pastërtisë për kandidatët, Bylykbashi: Bie ndesh me Kushtetutën. Kundër edhe për propozimin e Alibeajt

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook