Erzeni zbret në fushë, trajneri i ri i shijakasve ia nis nga puna

Erzeni nis zyrtarisht përgatitjet për sezonit e ri futbollistik. Shijakasit do të militojnë në elitë, teksa “timoni” i skuadrës i është besuar ish-portierit të njohur durrsak, Xhevahir Kapllani, që pason Nevil Dedën që së fundmi ka marrë drejtimin e Dinamos.

XHEVAHIR KAPLLANI

Për sa i përket Kapllanit, 48-vjeçari, në të kaluarën e tij si futbollist është aktivizuar edhe me Erzenin ku ka regjistruar 50 paraqitje. Ish-portieri durrsak ka nisur menjëherë nga puna me ekipin shijakas teksa ka drejtuar seancën e parë stërvitore në pasditen e së mërkurës. Ndihmës i Kapllanit është graduar ish-mesfushori durrsak Alfred Deliallisi. Për sa i përket Kapllanit, si trajner ai ka pasur një eksperiencë me Sukthin në vitet 2010-2012 në Kategorinë e Dytë.

Erzeni

Në ditët ne vijim, me skuadrën e Erzenit, pritet të bashkohen lojtarë të rëndësishëm nga Superiorja, të cilët do të gërshetohen me ata të sezonit të kaluar që ngjitën skuadrën në elitë.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Erzeni zbret në fushë, trajneri i ri i shijakasve ia nis nga puna

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook