“Ndeshja do të jetë e vështirë me presion brenda”, Belica: Shpresojmë që kjo verë të jetë sa më e gjatë

Partizani do të presë në “Air Albania” Saburtalon në sfidën e kthimit të turit të parë të kualifikueseve të  Ligës së Konferencës, me “Demat” që vijnë favorit pas fitores në Gjeorgji me shifrat 0-1. Në konferencën për shtyp, mbrojtësi i Partizanit, Egzon Belica, u shpreh se skuadra është gati për këtë sfidë dhe se beson te kualifikimi.

belica

“Në Gjeorgji morëm vërtet një rezultat të mirë 1-0. Nesër na favorizon dhe barazimi, por ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën, të marrim fitoren. Ndeshja do të jetë e vështirë dhe patjetër që ka presion brenda.

Atje 10-15 minutat e fundit u tërhoqëm. Ishin disa faktorë që ne na u desh të tërhiqemi. Njëra prej atyre ishte dhe lodhja e lojtarëve. Mos harrojmë që ekipi kundërshtar është në vazhdimësi e sipër, ndërsa ne kishim ndeshjen e parë zyrtare këtë sezon. Gjithsesi nesër do të jetë një ndeshje tjetër. Do të mundohemi të mbrohemi bashkë si ekip dhe pastaj do të kemi mundësit tona për të shënuar.

Njëherë duhet të kalojmë provën nesër. Se çfarë sjell dita tjetër, shohim e bëjmë.

Unë mundohem, jo vetëm lojtarët nga Maqedonia, por çdo i huaj që vjen te Partizani, që të akomodohet sa më mirë e sa më shpejtë. Kurse me lojtarët nga Maqedonia mund ta kem më të lehtë, sepse me shumicën e tyre edhe njihemi personalisht.

Mbrojtja e sezonit të shkuar nuk mendoj se ka shumë dallim me atë aktuale. Vetëm mbrojtësi i majtë mos gabohem. Shpresojmë që kjo verë të jetë sa më e gjatë.

Fuqia kryesore e ekipit kundërshtar mendojë se ishte se dilnin në sulm me shumë forca. Ishin gjatë gjithë kohës me plus 5 lojtarë në gjysmëfushën tonë. Gjithsesi mendoj se ekipi jonë e ka forcën e duhur që të përballojë kundërshtarët ditën e nesërme”, u shpreh Belica.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

“Ndeshja do të jetë e vështirë me presion brenda”, Belica: Shpresojmë që kjo verë të jetë sa më e gjatë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook