Pranë akordit, sheiku miliarder me 7 gra e 23 fëmijë është gati të blejë klubin e Serisë A

Pas aziatikëve dhe amerikanëve, në futbollin italian zbarkojnë sheikët. Nëse kalimi i Milanit te pronarë nga Lindja e Mesme dështoi, e tillë pritet të mos jetë situata e Sampdorias, e cila parashikohet që të kalojë shumë shpejt në pronësi të një grupi financimi të drejtuar nga Fahad Al Gergavi.

caputo.sampdoria.festeggiato.torino.2021.22.750x450

Klubi është pa pronar dhe në administrim të përkohshëm që pas arrestimit të ish-presidentit Masimo Ferrero për mashtrim financiar dhe borxhet sa vijnë e shtohen. Al Gergavi është menaxheri i kompanisë Dubai Development Investment Agency dhe mendohet se këtë investim po e bën për emirin e Dubait, sheikun Mohammed bin Rashid al-Maktum, pasuria e të cilit llogaritet rreth 16 miliardë dollarë.

Emiri vetë nuk ka treguar pasion të veçantë për futbollin, pasi raportohet se 73 vjeçari i cili ka 7 gra dhe 23 fëmijë, pëlqen më shumë garat me gamile dhe me kuaj. Por familjet e njohura arabe po tentojnë në çdo mënyrë të hyjnë në futbollin e rëndësishëm për të fituar shikueshmëri dhe duket se edhe ai është përfshirë në këto plane.

Një çek prej 150 milionë eurosh për të shlyer çdo detyrim të vjetër pritet të shkruhet në ditët e ardhshme e kështu do të bëjë grupin që ka si përfaqësues Al Gergavi pronarin e ri të klubit të njohur italian, ku në drejtim të punëve të përditshme do të jenë emra të njohur të futbollit në Itali, ndoshta duke filluar që nga Xhanluka Viali.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Pranë akordit, sheiku miliarder me 7 gra e 23 fëmijë është gati të blejë klubin e Serisë A

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook