Personat që shihni në foto janë babë e bir që humbën jetën pasi mjeti i tyre u mor me furi nga rrjedha e një përroi në zonën e Bogës.
Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme. Pjetër, 48 vjeç dhe Jason Rushaj, 13 vjeç u gjetën vetëm pas 16 orësh kërkime nga palombarët.
Fatmirësisht arriti që të shpëtonte vajza e Pjetrit, e cila u arrit që t’i shpëtonte rrjedhës dhe falë një ndërhyrje të një banori të zonës që u gjend aty.
Po ashtu mësohet se 13-vjeçari ishte futbollist. Vdekja e babë e bir ka tronditur komunitetin e zonës, dhe mbarë opinionin publik shqiptar.
Arena e Lajmit