Shakhtjor Soligorsk i Ardit Krymit, Valon Ahmedit dhe Feijazhos nuk ia ka dalë dot në raundin e parë të Ligës së Kampionëve, teksa u eliminua ditën e sotme nga Maribori në sfidën e kthimit.
Sllovenët arritën të triumfonin me rezultatin 0-2, duke siguruar një biletë për më tej. Edhe pse në sfidën e parë arritën të barazonin pa gola në transfertë, kampionët e Bjellorusisë, nuk mundën ta kthenin në favorin e tyre këtë rezultat pozitiv.
Dy mesfushorët shqiptarë, Krymi dhe Ahmedi si dhe ish-sulmuesi i Kukësit, Feijzhao e nisën titullarë këtë duel, por pa mundur të linin gjurmë. Ahmedi dhe Fejizhao u zëvendësuan në minutat 59 dhe 61, ndërkohë që Krymi qëndroi në fushë gjatë gjithë ndeshjet. Të dy golat për miqtë e Mariborit, i shënoi sulmuesi Baturina.
GOLI I PARË:
GOLI I DYTË:
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…