VIDEO/ I mori rrjedha e përroit në Bogë, pamjet kur palombarët gjejnë trupat e pajetë të babë e bir në makinë

Dalin Trupat E Pajete Babe E Bir

Policia e Shkodrës ka publikuar pamjet nga aksioni për gjetjen e babë e bir, të cilët i mori rrjedha e përroit në Bogë, dhe për pasojë ata humbën jetën.

Në video shihet se si palombarët arrijnë të gjejnë mjetin dhe brenda tij trupat e babë e bir, Pjetër Rushaj, 48 vjeç dhe Jason Rushaj, 13 vjeç.

Malësi e Madhe, Shkodër/Informacion shtesë

Në vijim të informacion të dhënë mesditën e djeshme se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza), ju bëjmë me dije se:

Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir).

(BalkanbWeb)

VIDEO/ I mori rrjedha e përroit në Bogë, pamjet kur palombarët gjejnë trupat e pajetë të babë e bir në makinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook