Aksident në aksin Lezhë-Laç, 4 të rinj të plagosur, 2 në gjendje të rëndë (Video)

Aksidenti Lezhe 1

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Rriles.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për “BalkanWeb” se dy automjete janë përplasur, ndërsa 4 persona kanë mbetur të plagosur.

Bëhet me dije se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës. Siç shihet nga pamjet, makinat kanë dëmtim të konsiderueshëm, çka tregon se përplasja ka qenë e fortë.
Policia po heton lidhur me shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Rriles”, janë aksidentuar dy automjete tip ” Ford” me drejtues shtetasit D. Gj. dhe M. M.

Për pasojë janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve si dhe pasagjerët shtetasi F. Gj. dhe shtetasja M. Gj. të cilët ndodhen në spital nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Arena e Lajmit

Aksident në aksin Lezhë-Laç, 4 të rinj të plagosur, 2 në gjendje të rëndë (Video)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook