Blerja e parë e epokës “Bohli”, Sterling zyrtarisht i Çelsit: Londra është shtëpia ime!

Në fillim, një letër lamtumire për Mançester Sitin, pasuar nga fluturimi drejt Los Anxhelesit ku ndodhet skuadra e tij e re, Çelsi.

STERLING

Rahim Sterling është zyrtarisht blerja e parë e bluve të Londrës këtë merkato, ndërsa në arkat e kampionëve të Anglisë shkuan 47.5 milionë paund.

27-vjeçari firmosi një kontratë 5-vjeçare me opsionin për të rinovuar edhe për një tjetër sezon, teksa do të paguhet me 315 mijë paund në javë, pak më shumë se rroga e tij te Siti (300 mijë paund).

“Së pari është një kënaqësi që jam këtu. Kam arritur shumë në karrierën time deri tani, por ka ende shumë për të fituar dhe mezi po pres që ta bëj këtë me fanellën e Çelsit dhe nën drejtimin e Tomas Tuhelit.

Londra është shtëpia ime dhe ku nisi gjithçka për mua. Është fantastike tani që do të kem mundësinë për të luajtur përpara shokëve dhe familjes çdo javë”, tha Sterling pasi veshi fanellën e Çelsit në Kaliforni.

Ndërsa pak orë më herët, ai shkruante në letrën e lamtumirës për “Qytetarët”:

“Ishte një nder që vesha fanellën e Sitit. Mbërrita në Mançester 20 vjeç dhe sot largohem si burrë. Shtatë sezone, 11 trofe, një përjetësi kujtimesh. Respekti im për ju nuk mund të ishte më i madh”.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Blerja e parë e epokës “Bohli”, Sterling zyrtarisht i Çelsit: Londra është shtëpia ime!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook