Çmenduri në Arabinë Saudite/ Ofertë stratosferike, 300 milionë euro për Kristiano Ronaldon

Një lajm i bujshëm vjen nga Portugalia.

ronaldo

Media luzitane “TVI” deklaron se Kristiano Ronaldo ka marrë një ofertë monstruoze nga Arabia Saudite.

37-vjeçari, i cili është nën kontratë me Mançester Junajtidin deri më 30 qershor 2023, ka shprehur prej kohësh dëshirën e tij për të ndryshuar ambjent.

Klubi arab, emri ende nuk bëhet i ditur, ka bërë një propozim prej 30 milionë eurosh për kartonin e yllit portugez, të cilin e zotëron klubi nga Mançesteri dhe 250 milionë euro për lojtarin për një kontratë 2-vjeçare dhe 20 milionë euro gjithashtu për ndërmjetësit e tij.

Në sezonin e kaluar me fanellën e “Djajve të kuq”, 5 herë fituesi i “Topit të Artë” u aktivizua gjithsej në Premier Ligë në 30 ndeshje ku realizoi 18 gola dhe dhuroi gjithashtu edhe 3 asiste për shokët e skuadrës.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Çmenduri në Arabinë Saudite/ Ofertë stratosferike, 300 milionë euro për Kristiano Ronaldon

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook