E TRISHTË/ Ishte në qendrën stërvitore, ndërron jetë në mënyrë të papritur tifozi i skuadrës së njohur europiane

Një lajm i trishtë ka mbërritur nga skuadra e Shalkes.

SHALKE

Gjatë grumbullimit të ekipit gjerman në Austri një person i moshës 50 vjeç ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur në qendrën stërvitore të “Mittersill”-it, ku ekipi i Shalkes mbante seancat stërvitore në shtetin austriak.

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë klubi i madh gjerman me anë të një njoftimi në profilin e saj në rrjetin social “Twitter”:

“Jemi të dëshpëruar të raportojmë se një tifoz i Shalkes ka ndërruar jetë për një arsye të panjohur në kampin tonë stërvitor në ‘Mittersill’. Ngushëllimet e klubit të Shalkes janë për familjen dhe miqtë e tij.”, ishte komunikata e skuadrës nga Gelsenkirsheni.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

E TRISHTË/ Ishte në qendrën stërvitore, ndërron jetë në mënyrë të papritur tifozi i skuadrës së njohur europiane

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook