“Zjarr” në Kosovë/ Llapi kërkon hakmarrje me Buduçnostin, ofrohet premio e majme në rast kualifikimi në Ligën e Konferencës

Prej ditësh në Kosovë është ndezur shumë atmosfera në prag të ndeshjes mes Llapit të Podujevës dhe Buduçnostit të Podgoricës.

LLAPI

Incidentet në sfidën e parë në kryeqytetin malazez, ku nuk munguan as fyerjet me sfond racist ndaj ekipit kosovar, kanë bërë që të ketë një mobilizim të madh nga të gjitha tifozëritë për të mbushur sot stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, aty ku në orën 20:00 do të nisë takimi Llapi-Buduçnost.

Ndeshja e parë u fitua nga malazezët 2-0, por te skuadra nga Podujeva besojnë se mund të arrihet përmbysja e madhe me mbështetjen e tifozëve. “Do të jetë një ndeshje e veçantë.

Kemi marrë të gjitha masat si skuadër dhe do ta japim maksimumin. Kemi informacionet e duhura për kundërshtarin, i dimë të gjitha pikat e forta dhe të dobëta.

Duhet të ndryshojmë taktikisht që të arrijmë te pjesa që ne kërkojmë si ekip. Do të ketë ndryshime taktike në skuadër. “Lojtarët kanë një bonus të mirë, pasi nëse kalojmë turin, do të marrin 20 mijë euro.

Është një shumë e konsiderueshme”, deklaroi në konferencën e djeshme për mediat trajneri i Llapit, Tahir Batatina. Ai theksoi se sot në stadiumin që mban emrin e legjendës Vokrri do të jenë mbi 10 mijë tifozë të pranishëm në mbështetje të skuadrës së tij.

“Faleminderit gjithë kombit shqiptar për mbështetjen dhe kam një lutje nga të gjitha tifogrupet tona që të dominojë brohoritja ‘O sa mirë me qenë shqiptar’”, ka thënë trajneri që drejton skuadrën kosovare, e cila merr pjesë për të dytin edicion radhazi në Ligën e Konferencës.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

“Zjarr” në Kosovë/ Llapi kërkon hakmarrje me Buduçnostin, ofrohet premio e majme në rast kualifikimi në Ligën e Konferencës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook