ZYRTARE/ Kontratë 2-vjeçare, Barcelona firmos me sulmuesin “190 milionë euro”

Tashmë është zyrtare, Barcelona dhe Osman Dembele do të vijojnë sërish bashkëpunimin mes tyre.

DEMBELE 1

Sulmuesi francez ka rinovuar për 2 vite me katalanasit teksa do ta mbajë të lidhur në Barcelonë për të paktën deri më 30 qershor 2024.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi blaugrana me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj.

Barcelona e mori francezin në verën e vitit 2017 me një shifër stratosferike prej 190 milionë eurosh nga Borusia e Dortmundit.

Në sezonin e kaluar me katalanasit, Osman Dembele u aktivizua gjithsej në La Liga në 21 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 13 asiste për shokët e skuadrës.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

ZYRTARE/ Kontratë 2-vjeçare, Barcelona firmos me sulmuesin “190 milionë euro”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook