Biden dhe Rama pjesë e takimit në OKB, ambasadorja Kim: Kemi përgjegjësi për të trajtuar sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë

301782654 457639953057834 5512386381667480561 N

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar në lidhje me takimin e kryeministrit Edi Rama me presidentin amerikan, Jeo Biden në Neë York me përfaqësues të tjerë të OKB-së.

Përmes një reagimi, diplomatja Yuri Kim theksoi se si anëtarë të OKB-së, SHBA ka përgjegjësinë të veçantë për të trajtuar sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër një vendi tjetër sovran.

REAGIMI I AMBASADËS
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama janë në Nju Jork këtë javë me udhëheqës të tjerë botërorë për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. “Si anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ne kemi një përgjegjësi të veçantë për të trajtuar sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër një vendi tjetër sovran, Ukrainës. Prioritetet e Shteteve të Bashkuara për Asamblenë e 77-të të Kombeve të Bashkuara përfshijnë gjithashtu luftën ndaj pasigurisë ushqimore; përparimin e shëndetit global dhe sigurisë globale shëndetësore; dhe zbatimin e Kartës së OKB-së dhe dhënia formë të ardhmes së OKB-së.”, pohoi ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.

Biden dhe Rama pjesë e takimit në OKB, ambasadorja Kim: Kemi përgjegjësi për të trajtuar sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook