Vjollca Haxhiu ka bërë një rrëfim tronditës për një ngjarje që i ka ndodhur disa javë më parë në Tiranë.
Këngëtarja e njohur u aksidentua teksa po ecte në vijat e bardha bashkë me mikeshën e saj, Nera Fejzullahu, bashkëshorten e Sabri Fejzullahut. E ftuar në Prive, Haxhiu ka treguar se tani ende po rikuperohet duke zbuluar edhe pasojat e aksidentit.
“Unë jam një shofere e mirë, faleminderit Zotit nuk kam patur aksidente me makinë, por më ndodhi sa isha në këmbë, isha në Tiranë tre ditë para xhirimeve, isha e koncentruar në projektin, dhe isha duke ecur rrugëve në vija të bardha. Makinat ishin ndalur ndërsa vjen një motoçikletë dhe direkt e tek mua, unë kam shpëtuar por ka mundur të jetë më e tmerrshme, mu ka thyer një brinjë dhe këmbën e kam pak të lënduar. Më duhet të qëndroj në regjim shtrati, shoferit ia fala, për momentin e kam një brinjë të thyer por me kohë rikuperohet vetë.
Jam e lumtur që ka kaluar ky moment, projektin e finalizova përkundër aksidentit”, është shprehur këngëtarja. Vjollca tha se Nera edhe pse nuk ishte e përfshirë në aksident e ka përjetuar rëndë gjithë ngjarjen duke qenë dëshmitare.
Këngëtarja e njohur nga Kosova, është shumë aktive në rrjetet sociale, ku zgjedh të ndajë shumë nga përditshmëria e saj por edhe puna, potregohet shumë e rezervuar sa i takon anës sentimentale.