“Na pret një ndeshje e vështirë”, trajneri i Saburtalos beson te revanzhi ndaj Partizanit: Duhet të mposhtim kundërshtarin dhe të dalim fitimtarë

Saburtalo ka mbërritur në Tiranë me synimin për të përmbysur disavantazhin e humbjes në shtëpi, nisur edhe nga fakti se tani e njohim më mirë Partizanin. Trajneri Lasha Nozadze në konferencën e djeshme për shtyp, në lidhje me duelin e kthimit me “demat” dhe si mund t’ia dalin, mes të tjerash, u shpreh:

65645654

“Kemi parë disa ndeshje të kundërshtarit, përfshirë edhe miqësoret. Ne e dinim se ata do të luanin në mbrojtje. Tani luajmë në shtëpinë e tyre dhe dimë se do të na sulmojnë më shumë, edhe pse ne jemi gati për këtë. E dimë që Partizani ka edhe mbështetjen e tifozëve vendas, por do të dalim në fushë dhe do të luajmë futbollin tonë.

Në takimin e parë nuk mundëm të luajmë atë që kishim planifikuar, por do të mundohemi të fitojmë në Tiranë dhe të kalojmë në turin tjetër. Ka shumë faktorë dhe avantazhe të caktuara, megjithëse gjithçka do të vendoset nesër (sot) në fushë. Na pret një ndeshje e vështirë, por duhet të mposhtim kundërshtarin dhe të dalim fitimtarë.

Ana më e fortë e Partizanit? Atë që pashë në takimin e parë. Ata luajtën mirë në kundërsulm dhe gjithashtu kanë disa lojtarë të mirë. Nuk mund të flas sot se çfarë taktike dhe formacioni kemi zgjedhur, por mund të ketë disa ndryshime nga ndeshja e parë”.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

“Na pret një ndeshje e vështirë”, trajneri i Saburtalos beson te revanzhi ndaj Partizanit: Duhet të mposhtim kundërshtarin dhe të dalim fitimtarë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook