“Nuk keni denoncuar asnjë oligark me emër për ndërtime pa leje”, Berisha: Nuk kam firmosur për asnjë kullë!

Whatsapp Image 2022 09 23 At 12.39.25 (1)

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se në kohën kur ai ka qeverisur vendin nuk ka firmosur për ndërtimin e asnjë kulle.

Teksa u pyet nga gazetarët për faktin se pse nuk denoncon oligarkët për ndërtime pa leje, duke iu zbulua emrin, Berisha tha se deri në 2013-ën ‘ka pasur term ‘oligark’.

“Nëse rikthehesh tek periudha para 2013-ës, konstaton se termi oligark nuk them se nuk ekzistonte, por pothuajse nuk ekzistonte. Mund t’i jap fakte ku buxheti i shtetit dhe kreditë në tërësi janë ekzekutuar nga kompani të mëdha europiane dhe botërore. Mund të t’i numëroj me radhë. Investimin kryesor e kemi pasur në rrugë. Nuk është ndërtuar asnjë kullë.

Nuk është firmosur nga Berisha asnjë kullë. Ju jap ca shembuj. S’më gjen një rast të vetëm që të kemi dhënë një koncesion pa garë. E kam dëgjuar shpesh të flitet pa përgjegjësi. Edhe skaneri është me garë ndërkombëtare. Rruga e Kombit është me garë ndërkombëtare dhe juri ndërkombëtare. Do hetojmë ato që janë në shkelje të standardeve. Ky është qëndrimi im.”, tha ai.

“Nuk keni denoncuar asnjë oligark me emër për ndërtime pa leje”, Berisha: Nuk kam firmosur për asnjë kullë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook