VIDEO/ Gjilani dështon në Letoni, skuadra e Ramadanit përmbyset me dy penallti dhe i jep lamtumirën Europës

Gjilani i ka dhënë lamtumirën pjesëmarrjes në Europë në këtë sezon, pasi është eliminuar nga FK Liepaja e Letonisë. Humbja 3-1 i ka kushtuar shtrenjtë skuadrës së drejtuar nga Zekirija Ramadani, pasi një rezultat i tillë ka bërë të pavlefshme fitoren 1-0 të sfidës së parë.

Progri Gjilani

Gjilani ia doli të ruante barazimin pa gola në pjesën e parë, edhe pse i lëshoi mjaft terren skuadrës mike. Në fillimin e pjesës së dytë, Karasauskas me penallti mposhti Koliçin dhe i dha avantazhin skuadrës së tij, por vetëm 2 minuta më vonë ishte Blerim Krasniqi ai i cili vendosi baraspeshën në shifra duke mbajtur Gjilanin para sa i përket kualifikimit.

Megjithatë, një gjuajtje e befasishme e Karasauskas nga e majta bëri që topi të përplasej në shtyllë dhe mbrojtja nuk e largoi, duke i dhënë mundësinë Belakoviç që të çonte në 2-1 rezultatin kur shënohej minuta e 64-t e duelit. Vendasit kërkuan me çdo kusht golin e kualifikimit dhe e gjetën në fund, me një tjetër penallti, këtë herë të realizuar nga Dodo, i cili mposhti Koliçin në minutën e 88. Gjilani provoi në minutat e fundit të shënonte një gol që do të çonte takimin në shtesë, por situata nuk ndryshoi e kështu, i dha lamtumirën pjesëmarrjes në Europë.

Liepaja 3-1 Gjilani
49 (p) Karasauskas, 63′ Belakoviç, 88′ (p) Dodo / 51′ Krasniqi

NGJARJET KRYESORE

88’ Tani Gjilanit i duhet një mrekulli. Vendasit shënojnë edhe golin e tretë me anë të Dodo, po me penallti.  

63’ Vendasit përsëri në avantazh! Predhë nga e majta e Karasauskas që ndalet në shtyllë, topi shkon te Belakoviç i cili vetëm e shtyn në rrjetë.

51’ Barazim i menjëhershëm i Gjilanit me Blerim Krasniqin i cili shënon pas asistit të Aziz.

49’ Liepaja kalon në avantazh me penalltinë e Karasauskas. Koliçi gjen krahun por nuk arrin të ndalë topin.

FORMACIONET ZYRTARE:

78978979

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

VIDEO/ Gjilani dështon në Letoni, skuadra e Ramadanit përmbyset me dy penallti dhe i jep lamtumirën Europës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook