Skuadra e Partizanit do të tentojë të administrojë më së miri fitoren e një jave më parë në tarnsfertë ndaj Saburtalo të Gjeorgjisë, në mënyrë që të kalojë në turin e dytë të Ligës së Konferencës.
Të kuqtë shpresojnë që tifozeria e tyre e zjarrtë të jetë e pranishme e shumtë në numër, si një shtysë më shumë. Rreth një orë para fillimit të sfidës, vetëm ultrasit janë ata që janë shfaqur në stadiumin kryeqytetas.
Pjesa e tribunës pas portës ku qëndrojnë zakonisht “Ultras Guerrils” ka nisur të mbushet, ndërsa tifozët në pjesën tjetër të impiantit janë të pakët në numër.
ILIR CARA – Arena e Lajmit
Loading…
Loading…