“Çfarë do bëhet me shkelësit e ligjit të kullave?”, Berisha: Dëshmia e qartë e kapjes së shtetit, Rama bashkëpronar, me këto vepra i doli fytyra e vërtetë

Whatsapp Image 2022 09 24 At 12.44.56

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se të gjithë ata që kanë ndërtuar kulla në shkelje flagrante me ligjin do të ndëshkohen sipas ligjit.

Mes të tjerash ai tha se këto kulla ishin dëshmia e shëmtuar e kapjes së shtetit.

“Në çdo shkelje ligji do qëndrohet me rreptësinë e ligjit. Kullat janë dëshmia më e shëmtuar, më flagrante e kapjes totale të këtij pseudoshteti. Te kullat doli fytyra e vërtetë e një mashtruesi cinik, e Edi Ramës. Njeriu që për gardhe, kotece, qoshe, avllira, ka burgosur e dënuar 3400 qytetarë shqiptarë e ka ndjekur penalisht shumë të tjerë.

Kur erdhi beteja me kulla ju tha tani; do paguhen me vlerë tregu katet shtesë pasi një pjesë e mirë e tyre janë monumente nacional-korrupsioni, ku Rama është bashkëpronar. Kullat do iu faturohen Ramës, Veliajt dhe atyre që janë në shkelje flagrante të ligjit.”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

“Çfarë do bëhet me shkelësit e ligjit të kullave?”, Berisha: Dëshmia e qartë e kapjes së shtetit, Rama bashkëpronar, me këto vepra i doli fytyra e vërtetë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook