Flamurtari, stërvitja me 4 mungesa dhe… zemra/ Ribaj kujdeset për harmoninë, dilema për disa titullarë

Flamurtari “zbarkon” në fushë. Nëse seanca e së martës u anulua (prej ndarjes nga jeta të babait të administratorit Sinan Idrizi), dje futbollistët u vendosën nën urdhrat e Dritan Resulit. Kreu i pankinës vlonjate kishte përkrah përgatitësin e portierëve, Erion Dine, i cili bënte rolin edhe të zv/trajnerit, post që duket se është bosh për momentin.

FLAMURTARI 1

Në ditët në vijim, stafit teknik pritet që t’i shtohet një trajner i dytë dhe një përgatitës atletik. Lojtarët ishin njoftuar të paraqiteshin pranë stadiumit në orën 16:00. Pasi u plotësua grupi, disa minuta më vonë nisi edhe stërvitja, e cila u zhvillua po në ambientet e stadiumit.

Tekniku u përqendrua te vrapimet e lehta dhe ushtrimet për muskujt e shpejtësisë. Të binte në sy “dashuria” e kapitenit Andi Ribaj për shokët e skuadrës dhe punonjësit e stadiumit, teksa gjatë stërvitjes i përshëndeste duke formuar me dorë zemrën. Nga stërvitja e djeshme u konfirmua qëndrimi i boshtit të skuadrës.

Titullarët Shpëtim Moçka, Andi Ribaj, Ditmar Bicaj, Lejdi Liçaj, Behar Ramadani, Denis Pjeshka dhe Indio Oliviera do të vijojnë aventurën te kuqezinjtë, së bashku edhe me disa lojtarë vlonjatë. Në stërvitjen e parë, dolën dje edhe blerjet e reja: Ariol Kaloshi, Sokol Neziri dhe Ronald Disha.

MUNGESAT

Të paktën tre lojtarë nga grupi që mbyllën sezonin në Vlorë, mungonin në seancën e djeshme stërvitore. Të pranishëm ishin dy nga tre shkodranët, Ramadani dhe Pjeshka, ndërkohë që mungonte Olsi Gocaj. Ky i fundit ka mbërritur orët e fundit nga Amerika dhe me shumë gjasë, brenda kësaj jave do t’i bashkohet skuadrës.

Po ashtu, nuk iu bashkua dje ekipit as Alked Çelhaka, ndërsa nuk dihen arsyet e mungesës. Mungonte edhe portieri Saugli Alimuçaj, që me ardhjen e Kaloshit, duket se nuk ka hapësira. Nuk u stërvit as Bicaj, ndonëse ishte i pranishëm. Ai u paraqit, por me leje të klubit u largua, për motive familjare.

AXHENDA

Flamurtari u përgatit dje në heshtje të plotë. Nga klubi ka munguar një njoftim shpërndarë mediave pënisjen e përgatitjeve. “Panorama Sport” mëson se shkak është mosplotësimi ende i grupit.

Drejtuesit kërkojnë që prezantimi të bëhet sa më dinjitoz dhe skuadra të jetë e plotë edhe me afrimet e reja që priten. Burimet konfidenciale thonë se skuadrat do të prezantohet të martën që vjen më datë 19 korrik. Nuk është vendosur pa qëllim kjo datë, pasi siç mësohet, është përcaktuar nga vetë administratori Sinan Idrizi, që është edhe një supersticioz.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Flamurtari, stërvitja me 4 mungesa dhe… zemra/ Ribaj kujdeset për harmoninë, dilema për disa titullarë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook