Foto-Emri/ “Shkova me kushëririn për të blerë makinë”, dënohet me tre vite burg shqiptari në Skoci, u kap me drogë me vlerë rreth 100 mijë paund

0 Js284397464

Shqiptari Robert Sulollaraj, 24 vjeç, është dënuar me tre vite burg në Skoci, pasi u kap me kanabis me vlerë prej afro 100 mijë paund.

Sipas mediave të huaja, 24 vjeçari po udhëtonte nga Newcastle i Anglisë drejt Glasgow të Skocisë kur policia ndaloi makinën në M74 pasi u pa duke drejtuar makinën në mënyrë të çrregullt.

Por kur oficerët iu afruan Volkswagen Golf-it ata u ‘mbytën’ nga era e kanabisit. Pas kontrollit në makinë u gjetën 9.7 kg drogë të klasës B, e cila sipas ekspertëve do të vlente 97,000 £. Në posedim të shtetasit shqiptar Sulollaraj iu gjetën gjithashtu dy celularë dhe një leje drejtimi false. Një iPhone u analizua nga oficerët të cilët zbuluan një varg mesazhesh me tekst, foto dhe video që e lidhin atë me tregtinë e drogës.

Përdoruesi i vetë-rrëfyer i kanabisit Sulollaraj mohoi çdo akuzë pra trupës gjykuese. Ai këmbënguli se kishte udhëtuar në Skoci me kushëririn e tij 25-vjeçar për të blerë një makinë të re dhe nuk kishte vënë re asnjë erë në automjet, por shfajësimi i tij nuk i bindi.

Ai u shpall fajtor edhe për posedimin e patentës së shoferit false, duke u dënuar me tre vite burg.

“Kur u kontrollua makina, dëgjova oficerin e policisë duke thënë ‘bingo’. Nuk e besova sepse nuk dija për drogën. Kisha tymosur kanabis, por nuk e dija se kishte kanabis në makinë dhe nuk ndjeja erë asgjë përpara se policia të më thoshte se ishte aty”, ka thënë ai.

 

Foto-Emri/ “Shkova me kushëririn për të blerë makinë”, dënohet me tre vite burg shqiptari në Skoci, u kap me drogë me vlerë rreth 100 mijë paund

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook