Perandori skuadrash futbolli/ Bosët e PSG-së duan të blejnë skuadrën ku aktivizohet mesfushori i Kombëtares shqiptare

Nuk janë vetëm bosët e Mançester Sitit që duan të ndërtojnë një perandori skuadrash futbolli. Edhe rivalët e tyre te PSG-ja kërkojnë të ecin në hapat e tyre.

1200-L-psg-qsi-prt-investir-chez-un-grand-rival-du-fc-barcelone

Mediat spanjolle kanë raportuar se bosët e Paris SGsë kanë shfaqur interes për të blerë aksionet e Espanjolit në Primera Division, aty ku luan dhe mesfushori i kombëtares kuqezi, Keidi Bare. Sipas “Radio Marca”, grupi i investimeve “QSI”, që është pronar i PSGsë, ka bërë një ofertë për blerjen e klubit katalanas, i cili është nxjerrë në shitje nga aksioneri i saj kinez.

Në rast se gjithçka do të konfirmohej, Espanjoli do të bëhej një klub satelit i Paris SG-së. Gjithnjë sipas radios spanjolle në fjalë, grupi i investitorëve nga Katari nuk është i vetmi që ka shfaqur interes për blerjen e Espanjolit. Edhe një grup amerikan gjithashtu është i interesuar për klubin spanjoll. Espanjoli është në pronësi të kinezëve “Rastar Group” që prej vitit 2015, teksa në sezonin e kaluar, skuadra e Keidi Bares e mbylli sezonin në vendin e 14-të.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Perandori skuadrash futbolli/ Bosët e PSG-së duan të blejnë skuadrën ku aktivizohet mesfushori i Kombëtares shqiptare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook