Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon sot një takim online me qytetarët në lidhje me situatën politike në vend. Pyetjes së qytetarëve në lidhje me votën, Berisha u përgjigj se gabimi më i madh i PD ka qenë mos thirrja e protestave masive pas zgjedhjeve në 2021.
“Rama ka blerë ka dhunuar ka përdorur dhe do të përdorë shtetin për të rrëmbyer votat. Revolta popullore është rruga për ta gjunjëzuar. Gabimi më i pafalshëm historik i PD është bërë me 27 prill 2021 kur pas zgjedhjeve masivisht të dhunuara kreu i PD nuk thirri për protesta mbarë popullore dhe rrëzimin e Ramës por futi pasi ishte marrë peng nga Ram partinë në një spirale shkatërrimtarë nga i cili u desh shumë kohë për të dalë”, tha Berisha.
Berisha ka folur edhe në lidhje me votat e emigrantëve.
“Të gjithë ata që kanë emrin në listat e votimit, nuk është kriter qenia me dokumente legale apo jo, kudo jeni do të keni të drejtën të votoni me postë ose online. Ky do të jetë objektivi ynë”, tha Berisha
Arena e Lajmit