Shok skuadre me futbollistin shqiptar/ Fabregas i shtang të gjithë, arrin akordin me klubin e Serisë B

Një lajm surprizues ka qarkulluar mbrëmjen e sotme. Bëhet fjalë për mesfushorin e njohur spanjoll, Cesk Fabregas, i cili ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në Itali.

CescFabregasSpain

Sipas raportimeve të  “Sky Sport”, 35-vjeçari ka arritur akordin me klubin e Komos, që militon në Serinë B, teksa do të firmosë një kontratë 2-vjeçare.

Fabregas ka një karrierë për t’u admiruar, pasi ka luajtur për klube prestigjioze si Arsenal, Barcelona, Çelsi, Monako, etj., duke fituar shumë, përfshi edhe një Kupë Bote me Spanjën në vitin 2010. Në fillim të verës mesfushorit i përfundoi kontrata me Monakon dhe doli lojtar i lirë, teksa i ka surprizuar të gjithë duke zgjedhur një klub modest si Komo.

Te Komo, Fabregas do të gjejë mesfushori shqiptar Elvis Kabashi. Sezonin e kaluar 28-vjeçari Kabashi u aktivizua 14 ndeshje me Komon, pa arritur të shënojë asnjë gol. Me afrimin e mesfushorit spanjoll, ambieciet e skuadrës italiane do të jenë të qarta, ngjitjen në elitën e futbollit.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Shok skuadre me futbollistin shqiptar/ Fabregas i shtang të gjithë, arrin akordin me klubin e Serisë B

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook