Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se qytetarët dibranë dhe jo vetëm nuk duhet të lejojnë që të jetësohet projekti për Skavicën në këtë zonë.
Në një komunikim online me qytetarët, Berisha theksoi se Rama tenton të zhdukë nga harta e vendit 40 fshatra të Dibrës së Poshtme, ndaj edhe sipas tij duhet mobilizim popullor.
“Institucionet në këtë vend janë në dorë të një njeri. Shqipëria është diktaturë e një partie. Çdo pushtet në këtë vend është apo buron nga Partia Socialiste. Kjo ide është për fat të keq fiktive. Kundërshtimi është popullor.
Qytetarët e Dibrës dhe mbarë Shqipërisë s’duhet të lejojë Edi Ramën që të zhdukë nga harta e vendit rreth 40 fshatra, pjesën më pjellore të Dibrës. De-facto asgjësimin e Dibrës së poshtme. Mobilizimi popullor është zgjidhja.”, tha Berisha.
Arena e Lajmit