VIDEO/ Dramë për Partizanin! Penalltitë nxjerrin jashtë të kuqtë nga Europa

Partizani është eliminuar nga Liga e Konferencës me një dramë të vërtetë pasi penalltitë kanë nxjerrë të kuqtë nga Europa.

bandicam 2022-07-14 20-00-09-769

Të kuqtë kishin fituar ndeshjen e parë në Gjeorgji ndaj Saburtalo, por në kohën e rregullt janë mposhtur po me të njëjtat shifra nga skuadra gjeorgjiane. Shtesat nuk sollën asgjë të re dhe për të përcaktuar fituesin u deshën penalltitë.

Teqja bëri mrekullinë duke pritur dy tentativa të Gjeorgjianëve, por gabimet e Atanaskoski, Rrapajt dhe Maget në fund i dhanë suksesin gjeorgjianëve duke mbyllur pjesëmarrjen europiane të të kuqve.

PARTIZANI-SABURTALO 0-1
53′ Guliashvili

PENALLTITË 4-5

PARTIZANI: Atanasoski gabon, Bitri gol, Telushi gol, Skuka gol, Rrapaj gabon, Sota gol, Maget gabon

SABURTALO: Jinjolava gabon, Çaduneli gol, Guliashvili gol,, Nonikashvili gabon, Sikharulidze gol, Goçoleishvili gol, Mamagaishvili gol

MINUTË PAS MINUTE

bandicam 2022-07-14 22-39-38-757

120’ Mbyllet ndeshja me shifrat 0-1. Për fituesin tashmë duhen gjuajtjet e penalltive.

119’ Kardava gjuan menjëherë drejt portës nga e djathta, por nuk ka shënjestrën për të çuar sferën në katërkëndor.

118’ Në zhvillimin e goditjes nga këndi, Bitri devijon por sfera përfundon në duart e portierit të skuadrës mike para se të mbërrinte te Beilca para portës.

117’ Telushi lëshon një predhë nga jashtë zonës, topi devijohet dhe përfundon pak mbi traversën e portës gjeorgjiane.

114’ Guxon më shumë Partizani në këto minuta, me miqtë të cilët janë më të tërhequr për të administruar rezultatin.

112’ Pasim në thellësi i Maget për Cvetanoskin, sulmuesi nuk arrin topin që do ta nxirrte të vetëm para portierit.

111’ Goçoleishvili provon nga e djathta, topi shkon direkt në duart e Teqjes.

109’ Mehmeti largon nga fusha Ndrecën e futur pak minuta më parë, për të aktivizuar Telushin.

106’ Nis pjesa e dytë shtesë e sfidës me Partizanin që menjëherë bën presing të lartë.

105’+2’ Mbyllet pjesa e parë shtesë e ndeshjes.

105’+1’ Teqja shpëton Partizanin. Pas zhvillimit të një goditje dënimi, topi shkon te Mamgishvili i cili gjuan nga jashtë zonës pro gjen përgjigjen vendimtare të portierit.

105’ Jepet një minutë shtesë.

105’ Rrapaj vjedh topin në mesfushën e vet dhe pas një kundërsulmi pason për Skukën, i cili niset i vetëm drejt zonës, por pastaj gabon plotësisht gjuajtjen para portës.

100’ Saburtalo mban sferën në këto minuta, me Partizanin e përqendruar thuajse tërësisht vetëm në mbrojtje.

98’ Guliashvili tenton nga e djathta e sulmit pasi gjen hapësirë, Teqja është në pozicion dhe mbërthen sferën.

94’-96’ Guliashvili dhe Atanaskoski përplasen kokë më kokë në zonën e Partizanit dhe ndeshja ndërpritet për disa çaste derisa lojtarët rimarrin veten.

95’ Sikharulidze merr topin në mesfushë dhe tenton portën, Belica bllokon gjuajtjen.

92’ Ndreca tenton portën nga e majta, tentativa e tij bllokohet nga mbrojtja kundërshtare.

91’ Nis pjesa e parë shtesë me zëvendësim te Partizani pasi Sota merr vendin e Hadrojt.

90’+6’ Mbyllet pjesa e dytë e ndeshjes, me skuadrat që i drejtohen shtesave për të zgjedhur ekipin që do të kalojë në turin e dytë.

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

88’ Të kuqtë me fat. Pas goditjes nga këndi, topi shkon te Sikharulidze i cili pak hapa larg portës çon sferën jashtë.

88’ Goçoleishvili depërton në krahun e djathtë dhe gjuan drejt portës, topi devijohet jashtë.

87’ Pas një goditje nga këndi për Partizanin, devijimi drejt portës përfundon në duart e portierit të Saburtalo.

86’ Sikarulidze përfiton nga një pasim i gabuar mbrapa dhe shfaqet para zonës së Partizanit, gjuajtja e tij përfundon jashtë katërkëndorit të Teqjes.

82’ Ndreca merr vendin e Carës në fushën e lojës për Partizanin.

76’ Maget ka mundësinë e mirë për të tentuar portën pas një kombinimi mes Carës e Rrapajt në të majtën. Sfera mbërrin te mesfushori i cili gjuan, por topi ndalet nga Cvetanoski i cili është në pozicion jashtë loje.

76’ Mehmeti kërkon më shumë forcë në mesfushë dhe aktivizon Maget në vend të Muratajt.

75’ Miocc tenton nga distanca, Teqja shoqëron me sy topin jashtë.

73’ Skuka ndëshkohet me karton të verdhë pas protestave për një faull të shkaktuar në sulm.

68’ Goditje dënimi e Jinjolava, Teqja është në pozicion dhe pret tentativën drejt portës së të kuqve.

67’ Mamageishvili hyn në fushën e lojës në vend të Tabatadze.

66’ Partizani humb topin para zonës dhe i sapofuturi L. Nonikashvili tenton menjëherë portën. Por Teqja e ndalon me një grushtim vendimtar dhe më pas është Bitri i cili largon rrezikun.

62’ Sh. Nonikashvili lë fushën e lojës për ekipin e Saburtalos, ndërsa hyn Kardava. Ndërsa Goshteliani i lë vendin në fushë L. Nonikashvilit.

60’ Cara nga e djathta mundohet të nisë Rrapajn drejt portës, gjuajtja e këtij të fundit bllokohet nga mbrojtësit miq.

55’ Partizani i afrohet menjëherë golit të barazimit me anë të Bitrit. Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, topi goditet me kokë nga mbrojtësi me sferën që përfundon jashtë ngjitur me shtyllën e portës së skuadrës gjeorgjiane.

53’ E pëson Partizani! Pas një kundërsulmi të shpejtë nga e djathta, Guliashvili në shtyllën e dytë çon sferën në rrjetë.

50’ Rasti i parë i mirë i Partizanit me Rrapajn i cili fiton topin në mesfushën kundërshtare dhe niset drejt zonës, gjuajtja e tij ndalet vetëm nga një ndërhyrje vendimtare e Megrelishvilit.

46’ Pjesa e dytë nis me lëvizje te Partizani, Hoti i lë vendin Cvetanoskit në radhët e Partizanit.

Arinaldo Rrapaj në pushimin e ndeshjes për “Oversport”: “E kam pak të vështirë se nuk kam luajtur shumë në këtë pozicion. Por deri tani po shkon shumë mirë. Ata kanë ardhur të barazojnë rezultatin dhe fitojnë, por ne po mundohemi me kundërsulme që të bëjmë një gol e të çlirohemi edhe vetë”.

45’+4’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

42’ Harkim i mirë nga e djathta i Carës, topi shkon te Murataj i cili me kokë dërgon sferën jashtë, por gjyqtari sinjalizon faull të Skukës gjatë aksionit.

41’ Nonikashvili është lojtari i radhës që tenton nga distanca për miqtë, Teqja pret në pozicion.

40’ Hoti tenton portën nga goditja e dënimit ballore, topi kalon mbi traversë.

39’ Kundërsulm i Skukës i cili tenton të hyjë në zonë, por rrëzohet nga Goçoleishvili i cili ndëshkohet me karton të verdhë.

37’ Edhe Sikharulidze gjuan nga jashtë zonës, Teqja detyrohet të devijojë topin në këndore.

36’ Tabatadze lëshon gjuajtjen e radhës nga distanca, sfera përfundon jashtë.

33’ Tre minuta ku topi është vetëm i gjeorgjianëve të cilët tentojnë që të hapin mbrojtjen e Partizanit, të kthyer në mbrojtje.

30’ Guliashvili gjuan në hyrje të zonës, por topi përfundon lehtësisht në duart e Teqjes.

28’ Kakubava ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Rrapajt.

26’ Edhe Matondo përfundon në listën e të ndëshkuarve me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë.

23’ Harkim nga e majta i gjeorgjianëve në zonë, Teqja jo pa vështirësi kontrollon topin.

22’ Atanasovski ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Tabatadze.

21’ Rrapaj merr topin në krahun e djathtë dhe hyn në zonë, por as nuk gjuan e as nuk pason. Mesfushori më pas rrëzohet në zonë, por gjyqtari bën shenjë që nuk ka asgjë dhe loja vazhdon.

20’ Tjetër tentativë e Tabatadze nga distanca pa gjetur portën e Partizanit. Shtohet presioni i miqve në këto minuta.

17’ Rrapaj nga e djathta merr fundoren dhe pason në qendër, por nuk gjen Skukën dhe mbrojtja mike largon topin.

16’ Një top i humbur në mesfushë krijon rrezik para zonës së Partizanit por pastaj të kuqtë përfitojnë nga një pasim i gabuar dhe nisin kundërsulm me Skukën. Ky i fundit nuk merr si duhet topin, duke shpërdoruar mundësinë për t’u nisur drejt portës.

13’ Mbrojtja e Partizanit nuk largon siç duhet një top në zonë dhe e Tabatadze provon të gjuajë direkt, për fat ka gjetur katërkëndorin e Teqjes.

10’ Mioç gjen hapësirë në mesfushë dhe tenton me një gjuajtje nga rreth 26 metra, sfera kalon jashtë në të djathtë të Teqjes.

9’ Cara merr një pasim në thellësi dhe niset drejt portës, por i hiqet topi nga mbrojtja gjeorgjiane sapo hyn në zonë.

8’ Të dy skuadrat ushtrojnë presion në këto minuta duke bërë që loja të përqendrohet vetëm te topat e gjatë për sulmuesit. Megjithatë, është ekipi gjeorgjian ai që ka më shumë kontrollin e topit në këto minuta duke u munduar të gjejë hapësira.

5’ Top i gjatë për Skukën në krahun e djathtë, portieri i gjeorgjianëve del dhe largon topin në anësore para ndërhyrjes së sulmuesit shqiptar.

4’ Tabatadze tenton shumë shpejt portën e Partizanit me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera kalon larg katërkëndorit të Teqjes.

1’ Nis dueli me shkelmimin nga qendra të skuadrës së Partizanit.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Teqja, Hadroj, Bitri, Belica, Atanaskoski, Matondo, Murataj, Rrapaj, Hoti, Cara, Skuka.
Trajner: D. Mehmeti

SABURTALO: Megrelishvili, Nonikashvili, Çaduneli, Kakubava, Mioç, Jinjolava, Goshteliani, Goçoleishvili, Guliashvili, Tabatadze, Sikharulidze.
Trajner: L. Nozadze

WhatsApp Image 2022-07-14 at 7.07.49 PM

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

VIDEO/ Dramë për Partizanin! Penalltitë nxjerrin jashtë të kuqtë nga Europa

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook