Aksident në aksin Berat-Lushnje/ “Benzi” përplaset me trafikndaresën, shoferi braktis mjetin dhe largohet me vrap, policia rrethon zonën

454578

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushnje, në “Rotondon e Moravës”. Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkabWeb se një mjet tip “Mercedes Benz” është përplasur me trafik-ndarësen e rrugës dhe si pasojë e përplasjes mjeti është shkatërruar.

Pas përplasjes, mjeti është braktisur në rrugë dhe nuk dihen ende shkaqet e braktisjes dhe kush ka qënë në drejtimin e tij.

Burimet policore bëjnë me dije se pas mbërritjes së policisë në vendngjarje mjeti u gjet i braktisur dhe me dyer të hapura. Policia ka rrethuar menjëherë perimetrin dhe po punon për identifikimin e shoferit, ndërkohë që një grup ekspertësh është duke ekzaminuar mjetin nga brenda pasi nuk mund të shpjegohet braktisja e mjetit pas përplasjes.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se mjeti rezulton i marrë me qira në qytetin e Durrësit, por ende nuk dihet identiteti i shoferit. Të njëjtat burime konfirmojnë se dëshmitarët në vendngjarje kanë deklaruar se pas përplasjes, nga mjeti kanë dalë shoferi dhe një pasagjer, të cilët janë larguar me vrap nga vendngjarja. Nuk dihen ende arsyet e largimit të dy shtetasve nga mjeti, ndërkohë që nga Spitali Rajonal Berat konfirmohet nuk ka mbërritur asnjë i plagosur apo i lënduar.

Aksident në aksin Berat-Lushnje/ “Benzi” përplaset me trafikndaresën, shoferi braktis mjetin dhe largohet me vrap, policia rrethon zonën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook