Matajs De Ligt dhe Bajern Mynih janë shumë pranë njëri-tjetrit.
Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, mbrojtësi holandez dhe bavarezët kanë arritur gjuhën e përbashkët dhe ajo që pengon finalizimin e këtij operacioni është “OK” i Juventusit.
Me Bajernin, 22-vjeçari pritet të firmosë një kontratë 5-vjeçare që do ta mbajë të lidhur në Mynih të paktën deri më 30 qershor 2027 nga ku pritet që të përfitojë një pagë stratosferike prej 10 milionë eurosh në sezon.
Në sezonin e kaluar me fanellën e Juventusit në Serinë A, Matajs De Ligt u aktivizua gjithsej në 31 ndeshje ku arriti të shënojë 3 gola dhe të dhurojë gjithashtu edhe një asist.
– Arena e Lajmit
Loading…
Loading…