EKSKLUZIVE/ Në garë me Dinamon, Skënderbeu synon rikthimin e bujshëm të mesfushorit

Skënderbeu duket se ka ide të qarta për sezonin e ardhshëm. Korçarët kërkojnë rikthimin e shpejtë në elitë dhe për të realizuar këtë mision, sytë i kanë hedhur drejt Kategorisë Superiore.

asion daja skenderbeuAsion Daja në kohën kur u aktivizonte me Skënderbeun

Burime të sigurta pranë klubit bënë me dije për “Panorama Sport” se Asion Daja është lojtari i pëlqyer nga korçarët për ta pasur pjesë të organikës.

Klubi bardhekuq po sheh mundësinë e afrimit të mesfushorit kryeqytetas, që së fundmi ka shpallur “divorcin” me Teutën.

Një element me përvojë si ai dhe mbi të gjitha me i lirë në treg, shihet si luks.

32-vjeçari shihet si një alternativë e rëndësishme për mesfushën e bardhekuqve.

Ky repart është boshatisur pas largimeve të shumta. E megjithatë, pengesa e madhe mban emrin “Dinamo”.

Lojtari po negocion me kryeqytetasit, madje flitet që sot mundtë shkojnë edhe drejt akordit zyrtar.

E megjithatë, në kohë merkatoje mund të ndodhë gjithçka. Me një ofertë më tunduese të Ardjan Takajt, ndoshta mund të ndryshonte situata.

Korçarët kanë filluar tashmë interesimin për lojtarin, që në të shkuarën ka luajtur në Korçë dhe fakti që njeh ambientin shihet si “bonus”.

Migen Memellit do t’i bënte vërtetë punënjë “xhol” si ai.

Sikur të mos mjaftojë kjo, bardhekuqtë kërkojnë ta bëjnë pjesë të projektit edhe për sezonin e ardhshëm.

Në rast të ngjitjes së Skënderbeut në elitë, Daja do të kthehej në një shtyllë të rëndësishme për ndërtimin e ekipit.

FAZA – Skënderbeu po nxiton me merkaton. Drejtuesit duan që të ndërtojnë ekipin për sezonin e ri brenda 20 korrikut. Është fiksuar zyrtarisht axhenda për fazën përgatitore dhefiks pas 8 ditësh, korçarët do të zbresin në fushë.

Stafi teknik pret që të punojë me grup të plotë, ndaj deri në atë datë do të mundohen që të kenë kompletuar ekipin.

Gjatë takimeve tëfundit që janë zhvilluar në klub, janë përcaktuar piketat. Qëllimi nuk është vetëm që të ketë 25 futbollistë për të federuar, por mbi të gjitha, cilësi në organikë.

Kur dihet që misioni do të jetë ngjitja e menjëhershme në elitë, po merren masat e duhura që objektivi të realizohet.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

EKSKLUZIVE/ Në garë me Dinamon, Skënderbeu synon rikthimin e bujshëm të mesfushorit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook