Grabisnin me dhunë të rinjtë që konsumonin kanabis te Liqeni Artificial, ja kush janë dy efektivët e arrestuar (FOTO)

Dy Policet Qe Vidhnin Para Nga Liqeni

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e dy efektivëve që kryenin grabitje në zonën e Liqenit Artificial.

Burimet bëjnë me dije se Serxhio Cani, 23 vjeç dhe polici bashkiak Sajmir Muzikanti, 39 vjeç akuzohen se vidhnin të rinjtë të cilët konsumonin kanabis në zonën e Parkut të Liqenit artificial në kryeqytet në këmbim të mos shoqërimit të të rinjve në komisariat. Kallëzimi në polici kanë bërë nga shtetasit me inicialet F. V., dhe F. D.

Sajmir Muzikanti

Sajmir Muzikanti Polici Grabites
Sajmir Muzikanti

Serxhio Cani

Serxhio Cani Polici
Serxhio Cani

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të AMP-së, ndaluan shtetasit:

– S. M., 39 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake dhe S. C., 22 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, të dy shtetasit banues në Tiranë.

Këta shtetas dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat.

Pas punës hetimore të kryer është bërë e mundur dhe zbardhja e ngjarjes dhe vënia në pranga e 2 shtetasve të mësipërm.

Grabisnin me dhunë të rinjtë që konsumonin kanabis te Liqeni Artificial, ja kush janë dy efektivët e arrestuar (FOTO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook