Katër miqësore në Austri/ Josa fikson mbrojtjen, ja kush e “trazon” trajnerin

Katër miqësore në Austri dhe katër formacione të ndryshme, duke shtuar gjithnjë e më shumë dilemat për titullarët e Vllaznisë në prag të ndeshjes me Universitatea Kraiovën më 21 korrik në stadiumin “Loro Boriçi”. Trajneri Mirel Josa është munduar që në testet e zhvilluara gjatë 15 ditëve përgatitje në tokën austriake, t’u japë mundësinë e aktivizimit të gjithë lojtarëve që ka pasur në dispozicion.

vllaznia

Nisur edhe nga fakti që janë bashkuar me vonesë me ekipin, ajo që ka rënë në sy ka qenë mosaktivizimi si titullar në asnjë prej miqësoreve të Kristjan Vulajt dhe Liridon Latifit.

Në fakt, Vulaj la shenjë që në ndeshjen e parë miqësore, duke shënuar golin e fitores, ndërsa Latifi u aktivizua si zëvendësues vetëm në dy testet e fundit. Problemet fizike të kosovarit shqetësojnë trajnerin, por gjithsesi lojtari po punon shumë në mënyrë që të kapë gjendjen optimale dhe deri më 21 korrik të jetë i gatshëm. Nga ana tjetër, Vulaj duket se është përshtatur shpejt me grupin dhe mbetet një kandidat potencial për formacionin.

E njëjta gjë mund të thuhet për Lorik Boshnjakun, i cili është provuar titullar në dy testet e para në rolin që te Vllaznia e bënte prej vitesh Ardit Krymi. Por çfarë kanë treguar testet në Austri për formacionin? Nëse u hedh një sy të katër ndeshjeve, porta me Zogoviçin titullar është e sigurt, por e njëjta gjë mund të huhet edhe për mbrojtjen, aty ku lojtarët e afruar së fundmi si Dajan Shehi dhe Marko Juriç luftojnë për një vend.

Gjasat më të mëdha janë që ndaj rumunëve të jenë titullarë Gurishta dhe Hakaj nga krahët, si dhe Juriç e Bulatoviç në qendër. Natyrisht, kroati deri në ditët para ndeshjes duhet të bindë Josën se mund të jetë ai nga minuta e parë para elbasanasit Shehi.

MESFUSHA

Me skemën 4-3-3, në mesfushë duken të paprekshëm për momentin Fjoart Jonuzi dhe Lorik Boshnjaku. Mirëpo, dilema e madhe është për një tjetër vend, aty ku luftojnë Elvedin Heriç dhe Herald Marku. I pari është preferuar si titullar nga Josa në tri nga katër miqësoret, ndërsa Marku në vetëm një prej tyre. Për momentin më afër formacionit duket Heriç, i cili pas emërimit të Josës në krye të Vllaznisë ka dhënë sinjale shumë pozitive.

Miqesorja

Por, nuk është çudi që me ndryshimin e skemës, të mos ketë vend për asnjë prej lojtarëve nëse Josa vendos të luajë me dy para mbrojtjes. Pra, varianti taktik bëhet 4-2-3-1, një vend në mesfushë në rolin e sulmuesit të dytë pritet ta marrë Vulaj. Ndërkohë, vlen të theksohet se në dy prej testeve është përdorur si titullar edhe i riu Alivoda, edhe pse ka pak gjasa që ky i fundit të jetë në formacion në takimin ndaj Universitatea Kraiovës.

SULMI

Ardit Hoxhaj, Arsid Kruja dhe Mehdi Çoba luftojnë për dy vende nga krahët, ndërsa Ante Aralica dhe Kaina për një vend. Kjo është situata në sulmin kuqeblu para ndeshjes me Universitatea Kraiovën. Josa ka bërë të gjitha provat e mundshme dhe lojtarët kanë bindur, duke shënuar të gjithë. Mirëpo, deri në ditën e ndeshjes nuk përjashtohen lëvizje të mëdha, pasi me një Latif të rikthyer në formë, por gjithashtu Vulajn si as nën mëngë, trajneri mund të ndryshojë shumë.

miqesorja e dyte

Në katër takimet miqësore që kuqeblutë kanë zhvilluar, Josa ka aktivizuar plot 25 lojtarë nga 27 që ka pasur në dispozicion. Të vetmit që nuk e kanë prekur fushën janë portieri i tretë, Entoni Shkoza, si dhe mesfushori me tipare sulmuese, Eraldo Deda.

ADMIR URUÇI – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Katër miqësore në Austri/ Josa fikson mbrojtjen, ja kush e “trazon” trajnerin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook