Tirana do të vijojë aventurën e saj europiane në turin e dytë të Ligës së Konferencës ku përballë do të ketë boshnjakët e Zrinjski Mostar, të martën në mbrëmje, në orën 20:00 në stadiumin “AIR Albania”.
Në këtë duel të rëndësishëm për kampionët e Shqipërisë do të vendosin drejtësi një katërshe arbitrash nga Qipro.
Arbitër kryesor do të jetë Lukas Sotiru, i mbështetur nga asistentët Marios Kalogiru dhe Sharalampos Georgiu.
Arbitër i katërt do të jetë Vasilis Dimitriu.
Bardheblutë vijnë në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës pas eliminimit nga turi i parë i Champions-it ndaj kampionëve të Luksemburgut, Dudelanzh.
– Arena e Lajmit
Loading…
Loading…